Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karburantet, pse nuk pati gjobë nga Konkurrenca?

Dritëhijet e një vendimi që rekomandon masa për rregullimin e tregut. Shitjet nga Sh.A., logot, konflikti i interesit nga PIA, njësia e transparencës së çmimit, evazioni dhe “daljet” nga tregu të kompanive të karburanteve

Pritshmëritë e publikut kishin kapur majat për një vendim ndëshkues, madje të rëndë, të Komisionit të Konkurrencës ndaj kompanive të karburanteve për idenë fikse të krijuar te konsumatorët se, grosistët i rrisin menjëherë dhe më shumë se tregu ndërkombëtar çmimet kur rriten në bursa dhe me vonesë dhe më pak, kur brand-i i naftës ulet në bursa.Kryetarja e Komisionit, Lindita Lati,iuështë përgjigjur disa herë pyetjeve të gazetarëve se përse vendimi i Komisionit ka pasur divergjenca nga propozimi për gjobë i sekretariatit. Milo shtron pyetjen: “A mund të jetë gjoba një qëllim në vetvete?”.Dhe përgjigjet se “po të shohim të gjithë historikun e Autoritetit të Konkurrencës, gjobat e vendosura zënë një masë të konsiderueshme, mund të them që janë mbi 1.3 miliardë lekë, por vetëm 25% e tyre janë arkëtuar. Ne kemi vendime të vitit 2005 që ende vazhdojnë me procedura gjyqësore”.

Krejt ndryshe nga gazetarët, mendon Luigj Aliaj, përfaqësuesi kryesor sot i tregut të karburanteve në Shqipëri me shoqërinëKastrati,kur thotë për “Monitor” se hetimi as që duhej filluar. “Rritja e peshës në treg e dy kompanive nuk duhet të jetë shqetësim për abuzimin me pozitën dominuese”, tha Aliaj i cili i përgjigjet edhe medias dhe opinionit publik që akuzon për çmime të larta të karburanteve.

“Nëse i vendosim çmimet e rajonit në baza krahasuese duke marrë në konsideratë një barrë të njëjtë fiskale, çmimet që aplikohen në Shqipëri janë të paktën 10% më lirë se rajoni”, thotë Aliaj.

Por çfarë përmban vendimi i plotëi Autoritetit për karburantet, pse nuk u vendos gjoba dhe cilat janë masat kryesore që duhet të ndërmarrë qeveria, firmat dhe Autoriteti i Konkurrencës?

Prodhimi vendas, jashtë hetimit

Gjatë periudhës objekt hetimi, janar 2010 – prill 2014, rafineria e vetme e naftës në vend, ARMO, ka prodhuar dhe hedhur në tregun vendas të karburanteve me destinacion automjetet në rrugë, produktin naftë, sipas standardeve të përcaktuara në ligj. Prodhimi i kësaj rafinerie, gjatë kësaj periudhe për këtë produkt dhe shitja në total në tregun vendas ka zënë në vitin 2011, 17.5% të tregut (sasia më e lartë) dhe ka ardhur duke u ulur në 4.1% të tregut në vitin 2013 (sasiamë e ulët). Për shkak të kësaj pjese të vogël të tregut, analiza në këtë nëntreg nuk është realizuar.

Ndërmarrja prodhuese vendase ARMO SH.A., gjatë periudhës objekt hetimi, ka zënë pjesë të moderuara në tregun vendës të tregtimit me shumicë të karburanteve, duke pasur si vit më të mirë 2011-n me 17.5% të tregut vendës.

Modelet e tregut, Porto-Romano vs. Porti Vlora 1

Tregu i importit të karburanteve është i strukturuar sipas dy modeleve, të cilat janë aplikuar në dy porte të ndryshme, përkatësisht modeli i organizimit dhe i funksionimit të Portit Romano, Durrës (Modeli A) dhe modeli i funksionimit në Portin Vlora 1 (Modeli B). Këto dy modele janë paraqitur në Grafikun nr. 1. “Skema A e funksionimit të tregut” si më poshtë:

monitor 668.indd

Sikurse vihet re në grafikun e mësipërm, në Modelin A, importuesit e karburanteve e sjellin produktin në magazinat e lira doganore përkatëse, të cilat janë vendosur në Portin Romano Port dhe një pjesë të sasisë së importuar e shesin në regjimin e lirë doganor, ndërsa pjesën tjetër e zhdoganojnë vetë, duke vazhduar zinxhirin e tregtimit të produktit deri te konsumatori përfundimtar. Pjesa respektive kundrejt importit të destinuar për tregun vendës që zhdoganojnë, për t’u tregtuar nga vetë ndërmarrjet që operojnë në zonën e lirë doganore, paraqitet nëpërmjet shifrave që shoqërojnë shigjetat vertikale. Kështu p.sh., ndërmarrja Kastrati SH.A., 74% të naftës së importuar ia shet në zonën e lirë doganore ndërmarrjeve të tjera që operojnë në të njëjtin treg.

Në modelin A, të dhënat janë për vitin 2013. Për vitet paraardhëse 2011-2012 si në segmentin e importit (magazinat doganore) dhe në segmentin e shitjes me shumicë, një nga aksionerët e shoqërisë Kastrati Sh.A.,zotëron Kastpetrol Sh.A., pjesët e tregut të së cilës janë 0 për vitin 2013.

Everest, “mbreti” i importeve nëPortin e Vlorës

Modeli B i organizimit të tregut të importit të karburanteve paraqitet nëgrafikun e mëposhtëm, sipas të cilit, ndërmarrja Everest Oil SH.A., vepron në zonën e lirë doganore të Portit Vlora 1 dhe rezulton se nuk ka një rrjet të vetin në hallkat e tjera të shitjes së karburanteve.

monitor 668.inddmonitor 668.inddmonitor 668.indd monitor 668.indd

Rritet përqendrimi, tregu drejt monopolizimit

Gjatë periudhës hetimore konstatohet se treguesit e përqendrimit CR3,CR4,CR5 kanë ardhur në rritje gjatëperiudhës objekt hetimi, duke treguar një shkallë shumë të lartë të përqendrimit në tregun e importit,duke përfshirë dhe rafinerinë vendase. Në tregun e importit të eurodieselit për vitin 2013, treguesit e përqendrimit paraqiten: CR3-86.7% dhe CR4-97.4%; ndërsa për tregun e produktit të benzinës paraqitenedhe më shumë i përqendruar, CR3-98.7%.

Nga të dhënat e paraqitura konkludohet se pjesët e tregut të ndërmarrjeve kanë pasur dinamikë të ndryshme, duke sjellë rritjen e përqendrimit në këtë segment të tregut objekt hetimi.

Nga të dhënat rezulton se shkalla e përqendrimit në tregun e shitjes me shumicë të eurodieselit është mesatarisht e përqendruar. Kështu treguesi i përqendrimit në vitin 2010, treguesi i CR3, ishte 54% dhe në vitin 2013, CR3-61%. Edhe në tregun e shitjes me shumicë të benzinës vihet re i njëjti nivel përqendrimi, ku në vitin 2010, CR3 ishte 51% dhe në vitin 2013, treguesi CR3 ishte 61%.

Gjatë periudhës objekt hetimi janë evidentuar krahas ndërmarrjeve Kastrati SH.A., Europetrol SH.A. dhe Genklaudis SH.A., të cilat përbëjnë CR3, disa ndërmarrje të tjera që kanë ardhur duke rritur pjesët e tregut si Tea Construction&Petrol SH.A., me 9% në 2013 apo 2A&2E Total SH.A. me 9.2% gjatë periudhës janar-prill 2014; apo hyrës të rinj treg si AFT SH.A., me 6% në vitin 2013. Gjithashtu janë vënë re ndërmarrje që shfaqen me një rritje të dukshme vetëm një vit të caktuar si Taçi Oil SH.A. me 14.9% dhe Tot-Trading in oil&transport me 8.3% në vitin 2012.

Një pjesë e ndërmarrjeve, të cilat kanë pjesë të vogla tregu, janë blerës vetëm në zonën e lirë doganore. Për periudhën janar–prill 2014 vërehen dhe dy ndërmarrje të cilat kanë realizuar import, por ky import është realizuar si blerje e përbashkët me ndërmarrjet me fuqi më të madhe në treg. Konkretisht, ndërmarrjet Genkaludis SH.A. dhe Portoromano Oil SH.A., kanë realizuar importe për produktet naftë dhe benzinë, me të njëjtën anije me ndërmarrjet Kastrati SH.A. dhe Europetrol Durrës SH.A.

Strukturat e ngritura në tregun e karburanteve kanë evidentuar edhe një kategori ndërmarrjesh, të cilat mund të kategorizohen si shitës me shumicë. Këto ndërmarrje, pjesën dërrmuese të aktivitetit të tyre e realizojnë duke blerë dhe duke shitur karburante me shumicë, duke mos qenë vetë importues. Kështu, ndërmarrja Everest Oil SH.A. blen karburantet nga ndërmarrja ENI S.P.A dhe ia shet këtë karburant ndërmarrjeve të tjera të shitjes me shumicë në zonën e lirë doganore (pra i gjithë transaksioni ndodh në zonë të lirë doganore). Ndërkohë edhe ndërmarrjet Genklaudis SH.A. dhe Portoromano Oil SH.A. në pjesën dërrmuese të aktivitetit të tyre kanë blerë në zonën e lirë doganore dhe kanë shitur drejt ndërmarrjeve të tjera të pakicës, kryesisht drejt ndërmarrjeve të tyre të shitjes me pakicë, pasi këto ndërmarrje janë të integruar vertikalisht në treg.

Shitësit me shumicë në Portin Romano Port SH.A., kryesisht blejnë karburant nga importuesit, ku përfshihen Kastrati SH.A., Europetrol SH.A., si dhe nga shitësi me shumicë që operon në zonën e lirë doganore në Portin Vlora 1, ndërmarrja Everest Oil SH.A.

Hetimi, kartel apo abuzim?

Procedurat hetimore janë zhvilluar në të dyja pistat që parashikon ligji: Ekzistenca e mundshme e një marrëveshje të ndaluar(neni 4) ose abuzimi me pozitën dominuese(neni 9).Gjatë procedurave hetimore u kryen inspektime në të njëjtën ditë dhe orë në ndërmarrjet objekt hetimi për gjetjen e evidencave direkte dhe indirekte të një bashkëpunimi të mundshëm midis konkurrentëve, por gjatë këtyre inspektimeve nuk u gjet asnjë provë apo evidencë direkte.

Duke qenë se gjatë inspektimeve nuk u gjetën evidenca direkte të komunikimit mes konkurrentëve, bazuar në metodologjinë e OECD-së, janë kryer analiza ekonomike, me qëllim evidentimin e sjelljes së mundshme të bashkërenduar mes konkurrentëve, parashikuar sipas nenit 3, pika 4 e ligjit, e cila mund të shfaqet në formën e dominancës kolektive të ndërmarrjeve objekt hetimi me efekt kufizimin e mundshëm të konkurrencës.

Nga krahasimi i çmimeve mujore të blerjes CIF të karburantit pa taksa me çmimin e shitjes pa taksa të pakicës së ndërmarrjeve objekt hetimi për vitin 2013, si dhe të marzheve bruto respektive për të dy produktet, evidentohen ndryshime të vogla në çmimet e aplikuara në nivelin e pakicës, sikurse ndryshime të vogla edhe në nivelin i çmimit CIF të karburantit të blerë, duke rezultuar në këtë mënyrë në vlera jo të njëjta përsa u përket marzheve bruto të këtyre ndërmarrjeve. Gjithashtu vihet re një elasticitet mesatar i ulët i çmimit të shitjes me pakicë ndaj ndryshimeve të çmimit të blerjes CIF në doganë, kryesisht kur ky i fundit ka pësuar ulje.

Të dhënat e administruara të analizuara, tregojnë që ndërmarrjet objekt hetimi kanë një strukturëtë përqendruar në tregun e importit dhe në tregun e shitjes me shumicë, me barriera në hyrje për shkak të fuqisë financiare që duhet të disponohet nga hyrësit e rinj në treg.

Sipas Komisionit, diferencat e mëdha mes pjesëve të tregut dhe strukturat e tregut jo të krahasueshme midis ndërmarrjeve, hyrjet dhe daljet nga tregu gjatë periudhës objekt-hetimi janar 2010 – prill 2014, si dhe ekzistenca e dy modeleve të tregut të importit, në të cilat operojnë ndërmarrje të ndryshme konkurrente me njëra-tjetrën, nuk përbëjnë evidenca të mjaftueshme për të argumentuar dominancën e përbashkët të disa ndërmarrjeve që operojnë në tregun përkatës gjatë periudhës së hetimit.

Mbyllja e hetimit pa gjobë, vazhdon monitorimi

Pas shqyrtimit të raportit të hetimit të thelluar, pretendimeve të palëve në seancat dëgjimore, rezultoi se gjatë periudhës objekt hetimi, nuk u gjetën evidenca që të provonin marrëveshje të ndaluara apoabuzimi me dominancën kolektive midis ndërmarrjeve objekt hetimi.Megjithatë, konkurrenca në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve nuk është mjaftueshëm efektive për shkak të strukturave të tregut dhe rregullimit ligjor (ligji “Për hidrokarburet)” dhe atij nënligjor (udhëzimet e Ministrisë së Financave dhe asaj të Energjetikës) të këtij tregu.

Hetimi i realizuar nga Autoriteti i Konkurrencës, në tregun e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve evidentoi faktin se ekzistojnë hallka të tepërta në strukturat e tregut që nuk justifikojnë vlerën e shtuar që nga importi,zonat e lira doganore, shitjet me shumicë, shitjet me pakicë, deri te konsumatori fundor, duke shkaktuar rritjen artificiale të kostove dhe një elasticitet të çmimit mesatarisht të ulët.

Shkalla e lartë e përqendrimit të tregut dhe tendencat për rritjen e këtij përqendrimi kryesisht në tregun e importit, kërkon përmirësime strukturore të tregut dhe ndërthurjen e instrumenteve përtej atyre të Autoritetit të Konkurrencës, përtë ndihmuar në kontrollin e abuzimitdhe ndalimin e ndërmarrjeve që kanë fuqi tregu të aplikojnë praktika abuzive, duke dëmtuar konsumatorin fundor.

Në konkluzion, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve, ndaj ndërmarrjeve: Kastrati SH.A., Kaspetrol SH.A., Europetrol Durrës Albania SH.A., Porto Romano Oil SH.A., Bolv Oil SH.A., Genklaudis SH.A., Everest Oil SH.A., Taçi Oil SH.A. dhe Armo SH.A.

Por Autoriteti i Konkurrencës do të vazhdojë monitorimin e sjelljes së ndërmarrjeve në treg dhe analizën e vazhdueshme të efekteve të akteve ligjore dhe nënligjore që ndikojnë në zhvillimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në këtë treg.

Rekomandimet për qeverinë, hetoni PIA dhe transparencë për çmimet

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur t’i rekomandojë qeverisë shqiptare, Ministrisë së Energjetikës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të rishikojë ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, duke u krijuar mundësi ndërmarrjeve që operojnë në tregun e shitjes me shumicë të eurodieselit dhe benzinëstë realizojnë edhe shitjen me pakicë. Sipas legjislacionit në fuqi,aktualisht shoqëritë anonime nuk lejohet të kryejnë tregti me pakicë dhe anasjelltas sh.p.k. nuk lejohet të tregtojnë me shumicë.

Rekomandimi synon eliminimin e hallkave të tepërta në zinxhirin e tregtimit, për të mundësuar uljen e kostove të pajustifikuara ekonomike në krahasim me vlerën e shtuar të produktit. Gjithashtu rekomandimi synon të ruajnë identitetin e produktit dhe të konkurrojnë nëpërmjet logos respektive te shitësit me pakicë, për të mundësuar nxitjen e konkurrencës efektive në këtë treg.

Një njësi për transparencën e çmimeve

Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar qeverisë të krijojë bazën ligjore dhe infrastrukturën administrative të nevojshme, për një njësi të transparencës së çmimit të hidrokarbureve sipas përvojës gjermane, në të cilën ndërmarrjet që operojnë në tregun e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteveduhet të njoftojnë në kohë reale brenda 5-15 minutavekëtë njësi dhe Autoritetin e Konkurrencës për çdo ndryshim të çmimit të shitjes me shumicë. Kreu i Shoqatës sëHidrokarbureve, Luigj Aliaj, e quan të pavlefshëm këtë rekomandim.

Qeveria të hetojë koncesionin e PIA-s

Bazuar në të dhënat e administruara nga QKR-ja rezulton se një nga aksionerët e ndërmarrjes Everest Oil SH.A., Surperba Srl, është pjesë e grupit PIR (La Petrolifera Italo-Rumena), i cili zotëron 94% të aksioneve të La Petrolifera Italo-Albanese SH.A. Për këtë fakt është vënë në dijeni Ministria e Industrisë dhe Energjetikës.

Autoriteti i Konkurrencës vlerësimin e zbatimit të marrëveshjes koncesionare në Portin Vlora 1 për respektimin e detyrimit të mospërfshirjes së koncesionarit në tregtimin e karburantit, si dhe transferimin e së drejtës ekskluzive në tregjet e lidhura.

Evazioni nga hyrjet e daljet nga tregu

Gjatë hetimit, Autoriteti i Konkurrencës ka evidentuar shumë ndryshime emrash te firmat e karburanteve dhe për këtë arsye ka rekomanduar ndërtimin e instrumenteve për të kontrolluar hyrjet dhe daljet e shpeshtabrenda vitit financiar të ndërmarrjeve që operojnë në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve, të cilët gjenerojnë konkurrencë të pandershme.

Grosistët tënjoftojnë marrëveshjet në Autoritet

Blerjet e përbashkëta, të realizuara gjatë periudhës objekt hetimi, janë transaksione të ndërsjella, me qëllim furnizimin me karburant dhe përdorimin i logjistikës së njëjtë nga konkurrentët, sjellje e cila është objekt i nenit 5 të ligjit. Referuar këtij neni këto janë marrëveshje që mund tëpërjashtohen dhe duhet të njoftohen pranë Autoritetit të Konkurrencës për të përfituar përjashtimin.

Sipas vendimit, ndërmarrjet që operojnë në tregun e hidrokarbureve të paraqesin pranë Autoritetit të Konkurrencës për vlerësim, marrëveshjet që ato lidhin për realizimin e importeve të përbashkëta apo përdorimin e logjistikës, për të përfituar përjashtimin individual të tyre në bazë të nenit 5 të ligjit.

Revista Monitor,  28.02.2015