Ndriçohet “rruga e Durrësit” – Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve shpall tenderin

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka shpallur tenderin për ndriçimin rrugor të Rrugës së Durrësit. Fondi i vënë në dispozicion është 7.1 milionë lekë, që do të shkojnë për blerjen e materialeve.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri në 23 nëntor, me një afat kohor ekzekutimi 10 ditë që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Së fundmi, rruga e Durrësit është bërë me një një sens lëvizje, ndaj ky tender është zgjatim i projektit të mëparshëm.
Scan, 13.11.2020