Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Inaugurohet nënstacioni elektrik i Kombinatit

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Belinda Balluku, kanë zhvilluar një inspektim në nënstacionin elektrik të kombinatit. Ky investim parashikon aplikimin e teknologjive të reja dhe garnaton furnizim me energji për 120 mijë banorë ndërsa ul ndjeshëm humbjet në rrjet. Investimi kap një vlerë prej 11 milion dollarësh.

“Le të flasin për defiçencat në raport me të ardhmen por jo me të shkuarën. Jemi në një fazë krejt tjetër të zhvillimit të vendit. Habitem si mund të flasin njerëzit në këto 7 vjet e rrënuat dhe shkatërruat këtë populli, e larguat këtë popull. Energjia tani është simbol. Jemi një vend me probleme, por jemi në Evropë sot, jo për faktin çfarë kemi bërë por për rrugën që kemi hapur, me tekstet e shkollave, me sistemin shëndetësor, me kontributet direkte jo vetëm shtetërore por edhe fondet evropiane që i kemi thithur me sukses për bujqësinë, me gjithë infrastrukturën e energjisë. Një vend me probleme, me halle, sfida ku ende jo pak njerëz që për t’ia dalë duhen marrë për dore, por jemi një vend në Evropë”, tha Rama.

Kapaciteti i këtij nënstacioni është 100 megavat dhe do të ketë një linjë elektrike që shkon deri në 85 kilometra.

Scan,  10.02.2020