Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE rrëzon planin e investimeve të OST, parashikohen 11.5 milionë euro

Enti Rregullator i Energjisë ka rrëzuar miratimin e planit të investimeve të Operatorit të Sistemit të Transmetimit për vitin 2020.

Në të njëjtin vendim ERE ka kërkuar që nga OST sh.a, të përcillen në ERE brenda 30 ditëve nga hyrja ne fuqi e vendimit, argumenta specifike për vlerat e zërave të parealizuar gjatë vitit 2019, të cilat paraqiten sërish në vitin 2020 dhe ndryshojnë në vlera nga ato të miratuara me vendimin e bordit të ERE nr. 228, datë 20.12.2019.

Po kështu OST sh.a., “të përcjellë në ERE brenda datës 31.12.2020 planin e rishikuar 10 vjeçar 2015- 2020 të zhvillimit të rrjetit të transmetimit” thuhet në vendim.

ERE ka argumentuar se vlera totale e investimeve parashikuar nga OST sh.a. për vitin 2020 është 1,418,857,364 lekë,(mbi 11.5 milionë euro) me financime të huaja (për t’u disbursuar nga kreditë) dhe investime për t’u financuar nga OST sh.a. si kosto lokale në vlerën 90,911,434 Lekë, dhe grante 72,330,896.11 Lekë. “Lidhur me Investimet që financohen me fonde të huaja, OST sh.a. nuk ka paraqitur dokumentacion të plotë në ERE” thuhet në vendim.

Kjo duket se ka qenë një ndër arsyet se pse ERE rrëzoi kërkesën e OST ndërkohë që sjell në vëmendje se investimet e paraqitura nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në: “(i) vendimin e bordit të ERE nr. 135, datë 06.09.2017, mbi miratimin e “Rregullores dhe procedurave të paraqitjes dhe miratimit të planit të investimeve nga operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike”, (ii) vendim nr.194, datë 03.12.2019 mbi opinionin e ERES-s për kërkesën e OST sh.a., për dhënien në përdorim të një pjese të infrastrukturës së fibrës optike.

Po kështu Enti vlerëson se investimet e planifikuara nga OST sh.a. për vitin 2020, duhet të kryhen sipas renditjes mbi prioritetin e tyre i cili ka si faktor përcaktues kriteret në zbatim të legjislacionit në fuqi me kosto më të ulët, me qëllim sigurinë e rrjetit, eficenca në transmetimin e energjisë dhe ulja e humbjeve në rrjet me qëllim ruajtjen e stabilitetit tekniko-ekonomik të shoqërisë për vitin 2020, por duke siguruar që tarifat e përdorimit të rrjetit të transmetimit të mbeten të qëndrueshme në kohë.

Monitor, 12.11.2020