Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

325 milionë lekë për HEC Fierzë – Detajet e dy tenderave të KESH

KESH ka shpallur dy tendera gjatë ditëve të fundit që shkojnë për hidrocentralin e Fierzës. Fondi total për projektet është 325.2 milionë lekë. Tenderi më i fundit ka një fond 82.8 milionë lekë, i cili do të shkojë për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës lidhëse të galerisë.

“Rehabilitimi i kësaj rruge hyrëse në galerinë e kuotës 178 mmnd është domosdoshmëri, pasi kjo rrugë është e vetmja rrugë komunikimi me pjesët e brendshme të digës, siç janë galeritë e çimentimit, pajisjet e monitorimit, stacionet e pompimit, ndriçimi i galerive, tubacionet e nxjerrjes së ujit, kabllove të energjisë, të monitorimit, etj.” Specifikohet në detajet e tenderit.

Nga ana tjetër, tenderi i dytë për HEC Fierzë ka një fond prej 242.4 milionë lekë, i cili do të vihet në funksion të rehabilitimit të galerive ndihmëse të digës. Afati kohor për ekzekutimin e projektit të këtij tenderi është 10 muaj.

Scan,  26.10.2020