Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama sërish thirrje naftëtarëve: Mbyllni grevën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevistët në Ballsh. Këta të fundit pas reagimit të pak mëparshëm të kreut të qeverisë, thanë se kur të marrin diçka konkrete do dalin nga greva.

Gratë dhe naftëtarët vazhdojnë të kenë të njëjtin qëndrim. Ata thanë se paralelisht me grevën e urisë, janë të gatshëm që një grup naftëtarësh të bisedojë me kryeministrin për marrjen e pagave.

Por  përgjigjja e Ramës ishte e prerë dhe e menjëhershme: Më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u myll greva!

Top Channel, 28.10.2020