Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH i rikthehet procedurave të blerjes së energjisë, në qershor 2400 MW

Korporata Elektronenergjetike Shqiptare (KESH) i është rikthyer procedurave të blerjes së energjisë dhe njoftoi se ka blerë një sasi 2400MW e cila duhet të lëvrohet sipas kalendarit deri në datën 21 qershor. Çmimi i ponderuar i blerjes së energjisë rezulton 28.55 euro/MWh duke bërë që afërsisht blerja për datat 14-21 qershor ti kushtojë korporatës rreth 69 mijë euro. Kjo është procedura e parë për këtë vit nga ana e KESH sa i takon blerjes së energjisë pas asaj të lajmëruar në muajin maj dhe të anuluar meqë ofertat nuk justifikojnë qëllimin e inicimit të procedurës.

KESH bleu për herë të fundit energji nga tregu në dhjetor të vitit të shkuar dhe po në këtë muaj ka zhvilluar paralelisht edhe procedura të blerjes. Kushtet jo të mira hidrike si dhe ndërhyrjet në hidrocentrale për shkak të projektit të sigurisë së digave kanë bërë që KESH të fokusohet tek optimizimi duke blerë energji në sasi të vogla jashtë orareve të pikut me çmime më të lira dhe duke shitur pjesën që prodhon vetë në oraret e pikut me çmime më të shtrenjta.

Për vitin 2020, tremujori i parë, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 1.546 GWh nga 1.281 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2019, duke shënuar një rritje të prodhimit me 20,7 %.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 48,0 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 51,6 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,4 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Viti aktual duket disi më i mirë se 2019 -a Sipas statistikave prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në 2019 arriti vlerën 5.208 GWh nga 8.552 GWh energji të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar një ulje të prodhimit me 39,1 %. “Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 42,3 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Ulja e prodhimit të energjisë elektrike ka ndikuar në rritjen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 1,8 herë dhe uljen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me rreth 3,5 here, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare” vlerëson INSTAT.

Monitor,  19.06.2020