6 mujori, rriten importet e karburanteve
Importet e karburanteve janë rritur me 4% për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Financave.
Për periudhën janar-qershor 2014 janë importuar 201.2 mijë ton karburante, 7600 ton më shumë se nj vit më parë.
Sipas muajve, importet janë gjallëruar për periudhën maj qershor.
6 mujori i partë 2014 shënoi nivelin më të lartë të importeve që nga viti 2011. Rekordi vijon të jetë regjistruar në 2010-n, si rrjedhojë e punimeve intensive të asaj kohe për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.
Rritja e importeve të karburanteve në pjesën e parë të vitit reflekton një gjallërim të konsumit dhe sidomos të tregtisë në vend, ku po vërehet një rritje e importeve, sidomos të materialeve të ndërtimit, nga Devolli Hydropower, që ka intensifikuar punimet për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosë.
Revista Monitor, 25.07.2014