Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, FTL ble 3 milionë euro për periudhën nga 1-31 korrik

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) që është pjesë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bleu nga tregu i lirë rreth 3 milionë euro energji për periudhën 1-31 korrik si pjesë e procesit të optizimit të portofolit të tij. Në dokumentet e ankandit bëhet me dije se sasia e prokuruar e energjisë është 74 400 MWh ndërsa çmimi mesatar me të cilën u sigurua kjo sasi energjie është 40.85 euro/MWh.

Ankandi u zhvillua në tre raunde duke qenë se në dy të parët nga ana e kompanisë nuk u arrit një çmim i kënaqshëm. Kështu në fazën e parë ishin 10 oferta nga ana e kompanive që tregtojnë energji në tregun e lirë por që në raundin e dytë u pakësuan në katër.

“Duke qenë se nga ofertat e ardhura ne fazën 2, nuk ishte arritur sigurimi i sasisë së kërkuar për të optimizuar portofolin ekonomik te FTL sh.a.- OSHEE GROUP, Komisioni i Blerjes vendosi të negocioje me të gjitha kompanitë për të rritur sasitë dhe për të ulur çmimin për njësi. Anetarët e komisionit, datë 26/06/2020 12:00 u futën në sistemin e prokurimit online të blerjes me anë të llogarive të tyre dhe në sistem gjetën ofertat për fazën 2 të optimizimit” thuhet në dokument.

Vetëm në raundin e tretë është arritur çmimi dhe është vendosur për blerjen e sasisë së energjisë vetëm nga një kompani.

Për muajin Qershor në total janë zhvilluar tre ankande për blerje energjie në treg të parregulluar. Në  tre procedurat e blerjes së energjisë për muajin Qershor nga ana e FTL Sh.a është  siguruar një sasi prej 84,960 MWh e konvertuar në vlerë monetare  2,838,700.8  Euro, me një çmim mesatar te ponderuar për tre procedurat  prej 32.5 Euro/MWh.

Monitor, 30.06.2020