Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tjetër blerje energjie – Kompania publike shpenzon 3 mln euro

3 mln euro është vlera e shpenzuar së fundmi për blerjen e energjisë elektrike nga Furnizuesi i Tregut të Lirë. Sasia e blerë do të mbulojë nevojat konsumatore deri në datën 15 tetor, ndërkohë që për këtë muaj ky është ankandi i parë i zhvilluar nga FTL, që është një prej kompanive të krijuara nga ndarja e OSHEE-së. Çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia arrin në 56 euro/mwh, duke shënuar një rënie në raport me blerjet e muajit shtator, ku çmimi mesatar arrit në 68.16 euro/mwh. Shpenzimi i fundit i shtohet faturës së kripur që kompani publike ka shpenzuar për blerjen e energjisë. Vetëm në 4 muajt e fundit, të dhënat tregojnë se shpenzimet kanë arritur 24.1 mln euro, ndërkohë që me blerjen e tetorit fatura rritet në 27.1 mln euro. Këto fatura reflektojnë uljen e prodhimit të energjisë për shkak të situatës jo të favorshme hidrike, ndërsa nxjerrin edhe një herë në pah nevojën që ka vendi ynë për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo pasi, aktualisht prodhimi është i varur thuajse tërësisht nga uji, ndërkohë që potenciale të tjera sikurse është dielli apo era, mbeten në nivele shfrytëzimi tejet të ulët.  Sipas të dhënave të fundit, në total për 8-mujorin e parë të vitit u prodhua rreth 3.7 milionë mwh energji, teksa hidrocentralet publike dominuan prodhimin me 56.2% të sasisë totale.

Scan,  09.10.2020