Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vala e dytë dhe luftë e re tregtare, dy arsyet kryesore pse nafta ‘u trondit’ këtë të enjte

Çmimi i naftës ra të enjten pasi të dhënat e industrisë dhe infeksionet në rritje koronavirus shkaktuan një tronditje në tregun e mallrave.

Depozitat në SHBA grumbulluan 1.75 milion fuçi në javën që përfundoi më 19 qershor, duke e çuar totalin në 545 milion fuçi, sipas një raporti të Institutit Amerikan Petroleum. Ekonomistët pritnin një rritje prej vetëm 299,000 fuçi.

Ky grumbullim më i madh se sa pritej, kërcënon të përmbytë tregun me naftë të padëshiruar pasi kërkesa mbetet shumë poshtë niveleve të para-virusit. Ky trend gjithashtu i bënë jehonë precedentit kur çmimet e naftës shkuan nën zero për shkak të mbiprodhimit dhe mbidepozitimit.

Rritjet e infeksioneve COVID-19 në të gjithë SHBA ‘mërzitën‘ më tej investitorët. Një valë e dytë koronavirus mund të ulë më tej kërkesën e naftës ndërsa masat e bllokimit mund të rikthehen.

Frika për një konflikt i ri tregtar gjithashtu ndikoi në çmimin e naftës. Shtëpia e Bardhë po peshon tarifa të reja në vlerë 3.1 miliard dollarë të eksporteve nga Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Gjermania, sipas një njoftimi të martën vonë. Çdo ngadalësim në tregtinë globale do të tronditi së tepërmi tregun e naftës.

Scan,  26.06.2020