Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shitja e tepricave të energjisë, rregullorja si do organizohen ankandet nga FLT

Furnizuesi i Tregut të Lirë (ftl), një prej kompanive nën Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të jetë përgjegjës për organizmin e ankandeve lidhur me tepricat e energjisë që merr nga prodhuesit me përparësi që janë hidrocentralet private nën 15MW.

Në një draft rregullore të nxjerrë për konsultim Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar edhe kushtet që do të ndiqen për ankandet e energjisë në këto raste. Kështu Autoriteti Kontraktor është përgjegjës për përcaktimin e grafikut të fuqisë në MW (MegaWat) dhe atë të energjisë elektrike në MWh (MegaWat/orë), përkatësisht (në kapacitetin dhe në sasinë e energjisë elektrike), si dhe për përcaktimin e periudhës kohore dhe programit të livrimit të tepricave të prodhuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike, e cila llogaritet në përputhje me ligjin e sektorit të energjisë elektrike.

Në çdo rast për ndërveprimet që kryhen me tregtarët rregullorja përcakton se gjithçka kalon përmes platformës online të teknologjisë së informacionit. Platforma IT është në çdo rast e disponueshme online.

Po kështu Autoriteti Kontraktor administron kalendarin e ofertave dhe regjistrin e tregtarëve të energjisë elektrike. Të gjitha ofertat, koha e paraqitjes dhe çdo detaj i ofertës ruhen në sistem për një afat 5-vjeçar.

Sa i takon formatimit të ofertave rregullorja përcakton se të gjitha ofertat e paraqitura në platformën online të shitjes së tepricave të prodhuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike për çdo proces shitje duhet të përmbajnë informacionin e mëposhtëm: i. Emrin e ofertuesit; ii. kapacitetin e ofruar/periudhën në (MW); iii. çmimin/njësinë/periudhën (euro/mwh).

“Të gjitha ofertat duhet të jenë të pandryshueshme dhe të paraqiten për të gjithë periudhën, për të cilën është kërkuar të shitet energjia elektrike nga Autoriteti Kontraktor. Kapaciteti i ofertave duhet të jetë midis 1 MW dhe kapacitetit total të siguruar për periudhën respective” thuhet në dokument.

Ky e fundit nënvizon se për secilën procedurë shitje të tepricave të prodhuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike, i gjithë informacioni  publikohet në kalendarin e ofertave dhe u vihet në dispozicion pjesëmarrësve të tregut nga platforma IT online e Autoritetit Kontraktor.

“Informacioni për çdo shitje të energjisë elektrike publikohet përmes platformës IT online dhe duhet të përmbajë minimalisht të dhëna për:

  1. sasinë e përgjithshme të energjisë elektrike në MWh që kërkohet për t’u tregtuar në çdo proces shitje të tepricave të prodhuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike ;
  2. kapacitetin maksimal të energjisë elektrike në MW që mund të ofrohet për çdo proçes shitje të tepricave të prodhuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike;
  3.  periudhën e plotë kohore të livrimit të energjisë elektrike të përcaktuar në marrëdhëniet kontraktuale të shitjes ndërmjet Autoritetit Kontraktor dhe Shitësit të energjisë elektrike;
  4. siguruesin e kapaciteteve të transmetimit;
  5. kërkesat për kualifikimin në procedurën e shitjes së tepricave të prodhuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike siç parashikohet në nenin 10;
  6. kriterin ose vlerësimin e ofertave në përputhje me nenin 12;
  7. vii. kushtet e pagesave”.

Revista Monitor, 09.09.2020