Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

FTL: Dokumentet për regjistrimin si pjesëmarrës për shitjen e tepricave të energjisë

Ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike krijoni nën vete tre kompani të reja mes të cilave edhe Furnizuesin e Tregut të Lirë me detyra specifike. Kompania ka filluar funksionin e vet të ndarë dhe aktualisht për shitjen e tepricave të energjisë ka bërë me dije se cilat janë hapat që duhet të hedhin pjesëmarrësit e tregut për të marrë në  procedura.

“’Shoqëria Furnizuesi i Tregut të Lirë “FTL” SH.A/OSHEE Group (në vijim FTL SH.A), regjistruar në 30.03.2018 në Rregjistrin Tregtar të mbajtur pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me NUIS L81530029T, është krijuar nga Asambleja e Përgjithshme “OSHEE” SH.A. në zbatim të Urdhërit Nr. 157, datë 12.02.2018 të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë “Mbi krijimin e tri shoqërive të kontrolluara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike”.

“FTL” SH.A. është licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë në aktivitetin e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike, respektivisht me Vendimet Nr. 198, date 03.09.2018 “Mbi licencimin e shoqërisë Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A, (FTL SH.A) në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike” dhe Vendimin Nr. 199, datë 03.09.2018 “Mbi licencimin e shoqërisë Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A, (FTL SH.A) në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike”.

Në zbatim të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 883, datë 27.12.2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 244, datë 30.03.2016 “Kushtet për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike”, i ndryshuar, Vendimit të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Nr. 24, datë 10.02.2020 “Mbi procedurën e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A.”, shoqëria Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) SH.A. ju fton të merrni pjesë në procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë Sh.A.”

Për regjistrimin si pjesëmarrës në procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë Sh.A. duhet të plotësoni “Formularin e Regjistrimit”, si dhe të depozitoni në “FTL” SH.A dokumentacionin e nevojshëm ligjor administrativ si më poshtë:

  • dokumentacionin që vërteton regjistrimin e shoqërisë në regjistrat përkatës tregtar gjyqësor të shtetit përkatës në të cilin shoqëria është regjistruar;
  • licencën për tregtimin/ furnizimin e energjisë elektrike të lëshuar nga autoritete përgjegjëse;
  • dokumentacionin e lëshuar nga institucionet kompetente të shtetit përkates të cilët vertetojne se:
  1. Subjekti i licencuar nuk është në proces likujdimi/falimentimi dhe kapitalet/asetet e tij nuk janë objekt i procedurave përmbarimore;
  2. Subjekti i licencuar dhe administratori nuk janë dënuar nga gjykata dhe as nuk ndiqen penalisht për shkelje penale për ceshtje që lidhen me aktivitetin e tregetimit të energjisë elektrike apo vepra të tjera penale (pjesmarrje në organizata kriminale, korrupsion, mashtrim, pastrim parash, falsifikim, shpërdorim detyre, vjedhje, pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës dhe veprat penale në fushën e falimentit);
  3. Subjekti i licencuar ka përmbushur detyrimet përpagmin e tatimeve, taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore/ shëndetësore në perputhje me legjislacionin e shtetit përkates;
  4. Pasqyrat financiare të subjektit të licencuar të vitit të fundit të certifikuara sipas rregullave të shtetit përkates ku shoqëria ushtron aktivitetin.

Pas regjistrimit në regjistrin e pjesëmarrësve “FTL” SH.A. do ju dërgojë ftesë/ofertë për pjesëmarrje në procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar” thuhet në njoftimin e FTL.

Monitor,  27.02.2020