Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE nis proçedurën për liçensimin e shoqërisë “FTL sha”

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka filluar procedurën e shqyrtimit të aplikimit për licencim të shoqërisë “Furnizuesi i Tregut të Lirë” sh.a. (“FTL” sh.a.), në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike. Vendimi i datës 4 qershor është publikuar sot në Fletoren Zyrtare

Shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” me kapital 3.5 milionë lekë do të ketë si objekt blerjen e menaxhimin e energjisë në tregun e lirë.

Kjo kompani është një nga tre kompanitë e krijuara nga procesi i ndarjes së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që vjen si rrjedhojë e ligjit të ri për sektorin e energjisë elektrike e që ka si synim rritjen e eficencës në furnizimin me energji.

Scan Tv,  23.06.2018