Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hungaria synon importet e gazit natyror përmes Serbisë

Hungaria pret të fillojë importimin e gazit natyror përmes Serbisë në tetor 2021, ka thënë ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

“Gazi mund të mbërrijë në Hungari nga Serbia në tetor 2021, ndoshta në sasi më të mëdha se sa ishte planifikuar fillimisht”, tha Szijjarto në një konferencë për shtyp, pas një takimi me ministrin serb të Energjisë, Aleksandar Antic, në Budapest të enjten, sipas një njoftimi të qeverisë.

Hungaria është e gatshme të investojë në kapacitete shtesë për të siguruar importe të vëllimeve më të mëdha se sa planifikohet, nëse kompanitë lokale tregojnë se mund të ketë një kërkesë vjetore prej më shumë se 6 miliardë metrash kub, tha Szijjarto.

Qeveritë e Serbisë dhe Hungarisë së shpejti do të nënshkruajnë një marrëveshje për ndërtimin e një ndërlidhjeje ndërkufitare të gazit natyror, tha Szijjarto.

Në dhjetor, Serbia përfundoi instalimin e rreth 400 milionë tubave të tubacionit TurkStream të kompanisë ruse Gazprom për transmetimin e gazit natyror në Europë nga Turqia, përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë. Seksioni bullgar i projektit është ende i papërfunduar.

Tubacioni i gazit TurkStream në det të hapur, që shtrihet 930 km përgjatë Detit të Zi nga Rusia në Turqi, do të përbëhet nga dy degë paralele me kapacitet vjetor të rrjedhës prej 15,75 miliardë metra kub gaz secila. Njëra degë është destinuar për konsumatorët në Turqi, ndërsa e dyta është planifikuar të transportojë gaz për klientët në Europë.

Monitor,  17.06.2020