Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Parlamenti Europian voton për klimën. Reduktim i gazrave ndotës me 60%

Parlamenti europian ka votuar në favor të një objektivi të detyrueshëm për 27 vendet, që të ulin emetimet e gazrave ndotës me 60% deri në vitin 2030, relative ndaj niveleve të 1990-s.   Objektivi është më ambicioz se reduktimi i ndotjes prej 55% deri në vitin 2030 i propozuar nga Komisioni Europian.  Për ta bërë këtë, parlamenti do të duhet të bjerë dakord për nivelin me vendet anëtare, që janë të ndara mbi këtë çështje.

Objektivi aktual i BE-së është një reduktim i gazrave ndotës me 40%.   Asambleja legjislative miratoi objektivin me 60% me një shumicë prej 26 votash.   Pozicioni do të vuloset me një votim tjetër gjatë Javës.  Jytte Guteland, politikani kryesor mbi këtë çështje, tha se Parlamenti është një hap më pranë arritjes së objektivave të marrëveshjes klimatike të Parisit.  Ekspertët thonë se një reduktim em 55% deri në vitin 2030 është përpjekja minimale e nevojitur për të bërë Europën neutrale ndaj klimës në 2050-n.   Nëse kjo masë minimale përshtatet në të gjithë botën, do të ulte ngrohjen globale në nivele të sigurta.

Një objetkiv prej 60% nuk ka gjasa të marrë mbështetje nga vendet anëtare, por mbështetja e parlamentit ndaj një objektivi më ambicioz, do ta bëjë më të vështirë për vendet që të ulin nivelin në negociatat e ardhshme.   Thuajse gjysma e 27 vendeve anëtare kanë bërë të ditur se mbështesin një reduktim të emetimeve të ndotjes me të paktën 55% deri në vitin 2030.   Edhe ky objektiv do të ketë ndikim të madh në shumë sektorë, me më shumë kosto karboni për bizneset dhe rënie të madhe në përdorimin e qymyrit.  Republika Çeke ka kundërshtuar objektivin prej 55%, ndërsa Polonia e varur ndaj qymyrit kërkon të shohë një analizë më të detajuar ekonomike përpara se ta miratojë.

Scan,  08.10.2020