Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ajri i ndotur i mori jetën gjysmë-milion foshnjeve gjatë vitit të kaluar

Ndotja e ajrit vitin e kaluar shkaktoi vdekjen e parakohshme të gati gjysmë milioni foshnjave në muajin e tyre të parë të jetës, me shumicën e foshnjave që ishin në botën në zhvillim, tregojnë të dhënat.

Ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit është i dëmshëm edhe për foshnjat në bark. Mund të shkaktojë një lindje të parakohshme ose peshë të ulët të lindjes. Të dy këta faktorë shoqërohen me vdekshmëri më të lartë të foshnjave.

Gati dy të tretat e 500,000 vdekjeve të foshnjave të dokumentuara ishin të lidhura me ndotjen e ajrit në ambiente të brendshme, veçanërisht që buronin nga lëndët djegëse të ngurta si qymyr druri, dhe solucioni kundër instekteve.

Zbulimi raportohet në raportin e Gjendjes Globale të Ajrit 2020, i cili shqyrtoi të dhënat për vdekjet në të gjithë botën së bashku me një numër kërkimesh në rritje që lidhin ndotjen e ajrit me problemet shëndetësore.

Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar për vite me radhë për ndikimet e ajrit të ndotur tek njerëzit e moshuar dhe tek ata me gjendje jo të mirë shëndetësore, por vetëm tani kanë filluar të kuptojnë shkaqet vdekjeprurëse te foshnjat.

Scan,  22.10.2020