Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, furnizimi me energji dhe gaz rritet me 2.79 %

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM1 2020.

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e katërt 2019, rritje ka pasur në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D), me 2.79%.

Ndërkaq, ulje kishte në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 32.27%; sektorin e industrisë përpunuese (C) me 33.73%; sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 11.39%.

Krahasuar TM1 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2019), ka pasur rritje në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 38.53%; sektorin e furnizimit me rrymë, gaz dhe ajër të kondicionuar (D) me 3.67%; sektorin e industrisë përpunuese (C) me 2.14%.

Ndërsa, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë menaxhimit të mbeturinave (E) me 2.00%.