Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi i energjisë nga dielli – Panele diellore për gjithë Kutën

Instalim i paneleve diellore për plotësimin e nevojave energjetike për të gjithë Kutën, si një formë për të ndalur ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë. Ky është qëllimi i fushatës për mbledhjen e fondeve të nisur nga EcoAlbania dhe 2 organizata ndërkombëtare, që synon furnizimin e të gjithë fshatit me energji të prodhuar nga dielli. Në një prononcim për TV SCAN përfaqësuesja e Ecoalbania, Besjana Guri bën me dije detajet e fushatës.

Ndërkaq, Guri thekson se gjatë periudhës së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19, kompania që do të ndërtojë hidrocentralin e Kalivaçit ka avancuar me procedurat për pajisjen me leje mjedisore, ndërsa apelon institucionet të reflektojnë.

Fushata për mbledhjen e fondeve do të jetë e hapur deri në fund të muajit qershor, në platformën Go Fund Me dhe websitin e EcoAlbania.

Scan  30.05.2020