Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skenderaj, investim për rritjen e efiçiencës së energjisë në shtëpi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në takim udhëheqësin e projektit “SEEK – Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”, Marko Kosir, me të cilën ka nënshkruar  një memorandum bashkëpunimi për bashkëfinancimin e këtij projekti që ka për qëllim të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike në sektorin e banimit duke ndarë subvencione për njësitë e banimit që të investojnë në masa të Efiçiencës së Energjisë dhe në Burime të Ripërtërishme të Energjisë.

Me këtë rast Kryetari Jashari ka mirëpritur nënshkrimin e këtij memorandumi duke vlerësuar se nevojat në këtë fushë janë të mëdha dhe për këtë komuna jonë duhet të këtë përkrahje me të madhe bazuar ne faktin që si komune kemi pasur më së shumti dëme nga lufta e fundit.

Ai tutje ka thënë se renovimi i shtëpive duke rritur efiçiencën e energjisë  është projekt shumë i rëndësishëm dhe për këtë si komunë do të angazhohemi në vazhdimësi.

Nga ana tjetër udhëheqësi i  projektit “SEEK – Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”, Marko Kosir, ka thënë se ky projekt financohet nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës dhe në fazën fillestare parasheh renovimin e 18 shtëpive në komunën e Skenderajt e pastaj në fazën e dytë ky numër sipas tij do të rritet dukshëm.

Rreth detajeve tjera dhe mënyrës së aplikimit komuna e Skenderajt do të informojë me kohë opinionin publik.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  11.02.2020