Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bosnja do investojë në rrjetin smart të shpërndarjes

BERZH bëri me dije  të mërkurën se ka siguruar një hua prej 15 milionë eurosh për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike ZEDP Elektro Bijeljina për rindërtimin e rrjetit të mesëm dhe të ulët të tensionit dhe instalimin e njehsorëve të zgjuar.

Huaja, e mbështetur nga TaiwanICDF, do të lejojë investime në një rrjet më modern, efikas dhe fleksibël të shpërndarjes së energjisë, që do të promovojë efikasitet të përmirësuar përmes humbjeve të reduktuara të energjisë dhe vetëdijes më të madhe të modeleve të konsumit të energjisë.

Deri në 7.5 milionë euro të kredisë do të sigurohet nga Fondi i Posaçëm i Energjisë së Gjelbër, i themeluar dhe i administruar nga EBRD me kontributin e TaiwanICDF.

Më parë, BERZH gjithashtu ofroi një hua për ZP Elektrokrajina A.D. Banja Luka për një qëllim të Që nga fillimi i operacioneve të saj në vend, BERZH ka investuar 2.1 miliardë euro në rreth 150 projekte.

Revista Monitor,  05.10.2018