Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et mbi Osum, grup pune për të verifikuar rastet

Hidrocentralet e dhëna në disa pika që konsiderohen si atraksione turistike janë bërë herë pas here pjesë e përplasjeve mes shoqërisë civile dhe institucioneve. Por rasti i fundit duket se ka në themel një kërkesë mes dy institucioneve shtetërore Ministrisë për Turizmin dhe Mjedisin dhe Ministrinë për Infrastrukturën dhe Energjinë. Në qendër të këtij debati janë dy hidrocentrale të dhëna mbi kanionet e Osumit konkretisht HEC-i Bigas dhe Veleshnjë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar sot duke dhënë variantin e saj për këto kontrata duke nënvizuar se ka vullnet të plotë për të ngritur një grup të përbashkët mes dy ministrive për të vlerësuar ligjshmërinë e lejeve dhe procedurave për dy hidrocentralet në fjalë.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit nga e cila ka kërkuar verifikimin e lejes mjedisore të lëshuar nga ky institucion. Në momentin që Ministria e Mjedisit do të konstatojë parregullsi në lejen e lëshuar nga ky institucion dhe do kryejë revokimin e kësaj leje, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mund të fillojë procedurat për prishjen e kontratës bazuar mbi legjislacionin përkatës.  Në funksion të shqyrtimit të këtij rasti, Ministria e Infrastrukturës ka shprehur gatishmerinë për krijimin e një grupi të përbashkët pune në nivel teknik mes dy ministrive” thuhet në sqarimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Rasti i hidrocentraleve mbi Osum, që vihen në qendër të vëmendjes vjen pas atyre të Valbonës, Thethit apo në Librazhd në Parkun Kombëtar të asaj zone ku po ndërtohen hidrocentrale përmes kontratave konceisonare.

Revista Monitor,  09.02.2018