Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndryshojnë taksat për naftën e gazin – Vjero: Reduktohet shmangia e pagesave.

Regjimi fiskal në sektorin hidrokarbur do të pësojë ndryshime, ndërkohë që një nga risitë kryesore të tij lidhet me përcaktimin e bazës së tatueshme Zv ministrja e Financave Vasilika Vjero tha se ndryshimet synojnë reduktimin e shmangies së taksave dhe tatimeve, duke përfshirë edhe kompanitë nënkontraktore.

Ndërkaq, zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja shpjegoi në detaje regjimin e ri fiskal, duke theksuar se njohja e shpenzimeve do të jetë në masën 85%, nga 100% që është aktualisht. Megjithatë sipas Bejtjas, ky nivel është i negociueshëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve hidrokarbure.

Sipas përfaqësuesve të qeverisë ligji i ri nuk do të prekë kontratat e nënshkruara aktualisht, por përfaqësuesit e kompanisë SHELL dhe Anio Oil & Gas kërkuan më tepër siguri në këtë drejtim, pasi sipas tyre formulimi aktual le vend për dyshime.

Ligji ir i parashikohet të hyjë në fuqi me nisjen e vitit që vjen, ndërsa do të pasohet nga miratimi i disa akteve nënligjore.

Scan,  07.10.2020