Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Infektohet me Covid-19 ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, është bërë e ditur se njofton ministrja Belinda Balluku, ka rezultuar pozitive pas testimit për COVID 19.

Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës.

Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfiton nga rasti t’iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

energjia.al  29.10.2020