Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Kosova e Re”, BB vendos kushte

Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” ende nuk dihet nëse do të përkrahet nga Banka Botërore.

Kjo e fundit para disa vitesh i kishte ofruar Qeverisë së Kosovës një garancion të pjesshëm të rrezikut, duke pasur parasysh se kjo bankë nuk financon projekte jo-ekologjike.

Por, para se të merret një garancion nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore, duhet të arrihet marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ofertuesit.

Jan-Peter Olters, menaxher i Bankës Botërore në Kosovë, tha për Tribuna Channel nëpërmjet postës elektronike se një hap i tillë kërkon finalizimin e procesit që po vazhdon të përgatitjes së Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social, përfshirë këtu konsultat publike për gjetjet e tij.

Visar Azemi nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, thotë se Banka Botërore në Kosovë po përdor standarde të dyfishta.

Telegrafi, 14.12.2015