Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

PD: Rama dështoi në energjetikë

Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ndër më të lartët në Europë, duke ndikuar direkt biznesin e vogël dhe familjen e thjeshta Shqiptare. Në një dalje për mediat nga selia blu ishte Eno Bozdo që denoncoj qeverinë Rama se në 7 vite pushtet, ka rritur çmimin e energjisë elektrike, duke ja kaluar edhe shteteve si Gjermania, Suedia apo Franca. Megjithëse situatën e rëndë, Bozdo argumenton se partia Demokratike ka një plan konkret për ta ulur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin.

“Partia Demokratike, Lulzim Basha, e konsideron sektorin e energjisë elektrike jetik dhe strategjik. Ne kemi një plan të detajuar për rimëkëmbjen ekonomike. Plani ynë do të sjellë jo vetëm uljen e ndjeshme e të menjëhershme të çmimit për konsumatorët familjarë dhe për bizneset, por do të realizojë mirëmenaxhimin e të tre kompanive që operojnë në këtë sektor, duke çrrënjosur përfundimisht nepotizmin dhe veçanërisht megakorrupsionin që ka kapur sektorin si tipar dallues i qeverisjes Rama.” – u shpreh Bozdo.

Mes akuzave ndaj qeverisë Bozdo përmendi edhe ndërprerjen e energjisë elektrike, që sipas Bankës Botërore shkakton humbje me 2% të Prodhimit të brendshëm bruto.

Scan,  22.08.2020