Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama-naftëtarëve: Me presione me mua nuk fitohet gjë!

Kryeministri Edi Rama i pyetur sërish për grevën e naftëtarëve bëri të qartë se është i gatshëm të ulet të bisedojë por duhet të hiqet dorë nga greva dhe presionet.

Rama tha se: “Asnjë presion, asnjë ultimatum nuk funksionon me mua dhe në rastin e naftëtarëve e kam bërë të qartë, nuk jemi palë përballë një pale, por jemi pjesë e një familje. Me naftëtarët s’kemi asnjë llogari të hapur apo mbyllur, është marrëdhënie private në kushtet ku ata refuzojnë të hyjnë në planin e asistencës shtetërore jemi të gatshme të ulemi, të dalin nëse duan të bisedojnë me ne.

Ne jemi të sensibilizuar kështu që s’ka nevojë për greva. Kështu që me shantazhe, apo shprehje si pagat pastaj flasim, nuk funksionon. I gatshëm, në sekondë të bisedoj me ta. Ne nuk po rrimë dhe s’po i kthejmë shpinën askush.

Me presione me mua nuk fitohet asgjë, këtë do ta mësojnë të gjithë“, tha Rama.

Top Channel,  20.10.2020