Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça ka nevojë për mbështetje konkrete

Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu tha se `Trepçës` i duhet mbështetje konkrete, jo vetëm ligji.

“Rëndësia e ‘Trepçës” në shumë dimensione është e pa kontestuar dhe në veçanti në atë ekonomik. Duhet kuptuar se sa i duhet Kosova sot ‘Trepçës’ ajo do t’i duhet Kosovës në të ardhmen” tha Gërxhaliu.

Sipas tij nuk mjafton vetëm ndryshimi ligjor lidhur me ‘ Trepçën” si populizëm politik, por asaj i duhet ndihmë konkrete e cila do t’i ndihmojë në rivitalizimin e saj dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe jo vetëm prodhuese.

“Meritën më të madhe e kanë minatorët dhe jo politika. Minatorët e kanë mbrojtur “Trepçën” me sakricë dhe nuk e meritojnë të jenë barrë e qeverisë, por të jenë pjesë e kontributit për zhvillim ekonomik të Kosovës” tha Gërxhaliu.

Sipas tij “Trepça” duhet të mblështetet me investime të reja teknologjike, me trajnime dhe ri freskim të stafit, me teknologji të përpunimit të metaleve, për t’i shtuar vlerën dhe në veçanti të analizohet mundësia e partneritetit publiko-privat, ku përveç qeverisë, punëtorëve, edhe kapitali privat do ketë mundësi të investojë në rivitalizimin e “Trepçës”, por gjithëmonë bazuar në dialog, partneritet dhe në veçanti bazuar në sundim të rendit dhe ligjit.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  14.01.2020