Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet programi 3-vjeçar i aktivitetit minerar

VENDIM PËR 

MIRATIMIN E PROGRAMIT TË VEPRIMIT 3 -VJEÇAR, 2016-2018, PËR ZHVILLIMIN E AKTIVITETIT MINERAR DHE PËRCAKTIMIN E ZONAVE MINERARE TË RREZIKSHME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 8, të ligjit nr.10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: 
1. Miratimin e programit të veprimit për zbatimin e strategjisë minerare për periudhën 3-vjeçare, 2016-2018, sipas aneksit nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Lloji i zonave minerare dhe treguesit e tjerë cilësorë e sasiorë të aktivitetit minerar, që zhvillohet në një zonë të caktuar, përcaktohen në planin minerar vjetor.
3. Dhënia e të drejtave minerare për këto zona do të realizohet sipas legjislacionit për dhënien e të drejtave minerare.
4. Zonat minerare të rrezikshme, për të cilat ndalohet dhënia e lejeve minerare, janë të përcaktuara me koordinata në aneksin nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi.
5. Produkti vjetor minerar parashikohet me një rritje prej 5-7 % në vit.
6. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI EDI  RAMA
energjia.al  02.09.2015