Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

VKM për miratimin e emërtimeve të profesioneve të naftëtarëve

Qeveria ka miratuar listën e profesioneve dhe punëve të personelit inxhiniero-teknik që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sikurse janë përcaktuar në shkronjën “ç”, të nenit 2, të ligjit nr. 29/2019. Për efekt të zbatimit të këtij vendimi dhe me qëllim trajtimin e njëjtë të emërtimeve për format organizative të njësive ku kryhet veprimtari prodhuese në aktivitetet në fushën e industrisë së naftës, si dhe të profesioneve e të punëve në këto njësi.

Po ashtu është miratuar lista e emërtimeve të profesioneve e të punëve, si pasojë e ndryshimeve të teknologjisë, organizimit e të pronësisë së kapitaleve, të cilat nuk përputhen apo parashikohen nëvendimin nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori,për efekt pensioni”, të ndryshuar, sipas listës nr. 1. Miratimin e emërtimeve të profesioneve e të punëve të personelit inxhiniero-teknik në industrinë e naftës e të gazit, që ka punuar drejtpërdrejt në prodhim, në drejtim ose në ushtrim tëdetyrave teknike, kur ajo është kryer, dokumentuar dhe evidentuar në listëpagesat e pagave, nësektorë apo brigada, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhim, sizmikë, gjeofizikë kantieriale,përpunim dhe transport me naftësjellës dhe gazsjellës, për të cilët njihet vjetërsia në punë dheperiudhat e sigurimit për efekt të zbatimit të ligjit nr. 29/2019.

Sipas këtij vendimi të këshillit të ministrave, tashmë mund të llogaritet pensioni i plotë sipas statusit të naftëtarëve.

Vendimin e plotë e gjeni këtu.

energjia.al  09.06.2020