Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Si nafta prej 50 USD ndryshon çdo gjë

Çmimi në rënie i naftës nënkupton se shumë gjëra kanë marrë tjetër ‘rrjedhë’.

Coromoto, një sallon në Merida, Venezuelë, i famshëm për 900 shijet e tij, u mbyll gjatë sezonit të tij më të ngarkuar në nëntor për shkak të mungesës së qumështit shkaktuar nga norma e inflacionit prej 64 për qind në vend, më e shpejta në botë.

Kjo është gjendja e një vendi që prodhon naftë. Në të njëjtën kohë, vendet konsumatore si SHBA po përfitojnë nga një situatë e tillë. Kamionët, që djegin më shumë benzinë, shitën në dhjetor makina me ritmet më të shpejta që nga 2005, sipas të dhënave nga grupi i automjeteve Ëard.

Rënia më e madhe në çmimet e energjisë që nga recesioni global i vitit 2008 po zhvendos pasurinë dhe fuqinë nga shtetet autokratike naftë prodhuese drejt konsumatorëve të industrializuar, të cilët do të mund të ndërtojnë një botë më të sigurtë, sipas një raporti të Bankës Berenberg AG. Rritja e furnizimeve të shistit argjilor amerikan, dobësimi i kërkesës aziatike dhe evropiane dhe një dollar edhe më i fortë po e shtyjnë naftën drejt nivelit më të ulët në pesë vjet e gjysmë, ku ‘nuk mbetet jashtë diskutimi’ rënia nën 40 dollarë për fuçi, tha Rob Haworth , një strateg investimesh U.S. Bank Wealth Management me bazë në Seattle, i cili mbikqyr rrreth 120 miliard dollarë.

“Cmimet e naftës janë problematika primare e 2015,” tha Kenneth Rogoff, professor ekonomie në Harvard University. “Ato përfaqësojnë një ‘shok’ të rrallë dhe do të kenë pasoja të pallogaritshme.’

Revista Monitor, 08.01.2015