Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ja e vërteta matematikore e çmimit të energjisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama nëpërmjet postimit të një fotoje në rrjetin social facebook, ka bërë një krahasim të çmimeve të energjisë, këtij aktual dhe atij që hyn në fuqi më 1 janar. Nëpërmjet një llogaritje të thjeshtë matematikore bëhet krahasimi i pagesave (për konsumin 200, 300, 400 dhe 500kw) që kanë bërë deri tani familjet dhe atyre që duhet të bëjnë më çmimin e ri të energjisë.

Duke pasur parasysh edhe kompesimin që i bëhët familjeve të varfra, që supozohet se konsumojnë nën 300kw, kryeministri e bën të qartë për të gjithë se vetëm familjet që kanë paguar 400kë do të preken nga ndryshimi i çmimit me një kosto të vogël prej 168 lekë në muaj.

Përkundrazi, familjet e tjera do të përfitojnë, madje duke shtuar kompesimin, ata që konsumonin 200kw, tanimë do të paguajnë 218 lekë më pak.

Kryeministri i vendit nuk harron të përmendë në këtë postim edhe faktin se gjatë viteve të qeverisjes Berisha, çmimi i energjisë u rrit 71% për konsumatorët nën 300kw dhe 50% për konsumatorët mbi 300kw.

(Klikoni mbi foton më poshtë për të parë postimin e kryeministrit)

energjia.al  30.12.2014

ja e verteta matematikore e cmimit te ri te energjise