Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ZRRE vë në diskutim llogaritjen e çmimit për energjinë e ripërtëritshme

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se ka vënë në diskutim publik Metodologjinë për llogaritjen e çmimit referent për energjinë e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme.

Qëllimi i kësaj metodologjie është të definohet mënyra e përcaktimit të çmimit referent për energjinë e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE).

Ky çmim sipas ZRRE-së do të aplikohet nga Operatori i Tregut për energjinë e shitur tek operatorët për furnizim të energjisë.

I njëjti do të aplikohet edhe për shitblerjen e energjisë nga BRE sipas kornizës së rregulluar.

Kjo metodologji përcakton, po ashtu, parimet themelore sipas së cilave do kalkulohet çmimi referent dhe metodën e llogaritjes së çmimit referent.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  16.10.2020