Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Ne, mburojë e konsumatorëve familjarë

I ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, kreu i qeverisë ndërkaq tha se do të ketë liberalizim të tregut të energjisë, ndërsa theksoi se qeveria do të jetë mburojë e konsumatorëve familjarë dhe shtresave në nevojë.

Do të rritet çmimi i energjisë?

Diskutimi për çmimin është një diskutim që mund të bëhet vetëm kur qeveria dhe falë punës intesive të menaxhimit të ndërmarjes së shpërndarjes të paguajën të gjithë. Do të shkojmë drejt liberalizimt të tregut. Ne do të jemi mburojë e konsumatorëve familjarë. Unë kam këmbëngulur, për një reformë tëresore dhe rrënjësore për një model të ri të sistemit. Kemi një pamje të qartë të sektorit të energjisë, qeveria shqiptare do administrojë sistemin me vizion afatgjatë dhe strategji të qartë dhe të shtrirë në vite.

Berisha thotë se premtuat ulje të çmimit përmes uljes së TVSh, ndërkohë që do rrisni energjinë me 20%. Çfarë përgjigje i jepni?

S’kam përgjigje për të dhënë. I bie t’i përgjigjesh të gjithë fansave të FB. S’e kam as fans në FB. Sa ish-kryeministra ka, nuk mund të përgjigjesh.

Shqiptarja.com 06.10.2014