Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

1 mld euro import energjie nga Rumania

Qeveria shqiptare dhe ministri rumun i Ekonomisë, Konstantin Niça, kanë rënë dakord në parim për një kontratë për shitjen e energjisë elektrike nga Rumania për në Shqipëri me vlerë një miliard euro në vit, sipas burimeve qeveritare, cituar nga agjencia zyrtare e lajme e Bukureshtit Agerpres.

Detajet e kontratës dhe origjina e burimeve të energjisë do të diskutohen në të ardhmen e afërt.

Ministri i Ekonomisë takua në Bukuresht me Arben Ahmetajn, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Damian Gjiknurin, ministër i Energjisë dhe Industrisë; Taulant Ballën, deputet; Agron Hetojën, drejtor i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, si dhe Sami Shibën, ambasador i Shqipërisë në Bukuresht, bën të ditur agjencia.

“Ekzistojnë mundesi për përfshirjen e kompanive rumune në projektet e zhvillimit të tregut shqiptar, ku fushat prioritare janë: ndërtimi i HEC-eve të mëdhenj e të vegjël, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, bujqësia, tekstilet.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Bukuresht, delegacioni shqiptar është takuar edhe me kryeministrin Victor Ponta.

Tematikat e diskutuara ishin të shumëllojshme, të fokusuara kryesisht në modelin e ri ekonomik të vendit, axhendën e reformave strukturore që Qeveria është angazhuar të ndërmarrë, marrëveshjet e arritura me FMN dhe Bankën Botërore dhe në veçanti, investimet e huaja.

“Shqipëria dhe Rumania kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit ekonomik” – u shpreh Kryeministri Rumun. Takimi në Rumani është i dyti i realizuar në harkun kohor të një muaji, pas vizitës së zhvilluar në Tiranë të Kryeministrit Ponta dhe delegacionit që e shoqëroi më 18 Mars në Tiranë.

Shqiptarja.com 18.04.2014