Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërrohen largpërçuesit në Bërvenicë

Në Bërvenicë të Tetovës ka filluar faza e tretë e ndërrimit të shtyllave të largpërçuesve. Ky projekt i MEPSO-s do të garantojë stabilitet energjetik në të ardhmen. Projekti në fjalë kushton afër tre milion euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane për Investime.

‘Bëhet fjalë për një lartë përçues me domethënie të madhe për stabilitetin energjetik të rajonit të Pollogut, që është në gjatësi prej 33 kilometrash. Janë përfunduar dy faza të ndërtimit të lartë përçuesit nga Vrutoku në Tetovë dhe sot bashkë me drejtorin po fillojmë procesin e ndërtimit të fazës së tretë dhe përfundimtare e ndërtimit të lartë përçuesit Vrutok Tetovë’, tha Valon Saraqini – ministër i ekonomisë.

Drejtori gjeneral i MEPSO-s paralajmëroi fillimin e projektit për instalimin e largpërçuesve përgjatë aksit rrugor Shkup-Tetovë.

‘Do të bëjmë rikonstruimin edhe të lartë përçuesit Shkup Tetovë, tanimë kemi marrëveshje dhe ky projekt po ashtu është në vlerë prej 3.2 milion euro dhe presim të fillojmë me punë menjëherë pas marrjes së lejes për ndërtim që pritet të arrij diku ka mezi i muajit prill”, tha Sinisha Spasov, drejtor i SHA MEPSO.

Punimet rreth këtij projekti pritet të përfundojnë në shtator të këtij viti.

Alsat M, 20.02.2014