Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, era e fortë rrëzon shtylla elektrike

Erërat e forta kanë shaktuar dëme të mëdha në Kosovë. Referuar njoftimit zyrtar të qeverisë së Kosovës, zonat e prekura janë Istogu, Peja dhe Klina.

Qytetarët e Kosovës, që banojnë në komunën e Istogut, e në disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë. Era e fortë ka rrëzuar kulme shtëpish, ka dëmtuar prona private e biznese, e ka rrëzuar shtyllat e rrjetit elektrik. Dëmet kanë qenë të mëdha sidomos në Istog ku është ndërprerë dhe mësimi në shkolla. Për fat të mirë nuk jemi njoftuar për të lënduar”, ka thënë kryeministri Kurti.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës do të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë.

Kryeministri Kurti, gjatë ditës së nesërme (premte) do të vizitojë komunat e Istogut, Pejës e Klinës, për të parë nga afër situatën e për të dëgjuar se cilat janë nevojat e institucioneve dhe ato të qytetarëve.

Scan,  08.02.2020