Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni e Veriut: Brenda 2020, ndërtimi i plotë i gazifikimit parësor

Shtëpitë e para me gaz natyror pritet të lidhen në fund të këtij viti. Sipas drejtorit të kompanisë shtetërore Resurset Kombëtare të Energjetikës, Bajram Rexhepi, viti 2021 do të jetë vit për të ndërtuar rrjetin shpërndarës që gazi të arrijë deri tek të gjithë qytetarët dhe kompanitë.

“Besoj se deri në fund të vitit do të kemi kontratë të nënshkruar me partnerin privat për rrjetin e shpërndarjes. Nëse nuk ka ndonjë pengesë shtesë, besoj se në disa vendbanime do të fillojë edhe ndërtimi i rrjetit të shpërndarjes dhe planifikojmë që deri në fund të vitit t’i kemi lidhjet e para”-tha Bajram Rexhepi, drejtor i Resurseve Nacionale të Energjetikës.

Pritet që këtë vit të bëhet ndërtimi i plotë i gazifikimit parësor.

“Në të dy drejtimet Shkup-Tetovë-Gostivar dhe Negotinë-Prilep-Manastir e intervistojmë punën në terren. Sipas kësaj dinamike, mendojmë se në tremujorin e dytë ose gjysmën e parë të këtij viti të gjitha do të kryhen të gjitha punimet në të dy drejtimet”-pohoi Bajram Rexhepi, drejtor i Resurseve Nacionale të Energjetikës.

Qeveria në seancën e fundit vendosi që rrjeti i shpërndarjes të ndërtohet nëpërmjet  partneriteteve publiko-private. Partneri privat do të duhet ta instalojë rrjetin në të gjithë territorin e Maqedonisë me dinamikë të planifikuar paraprakisht, me të njëjtat tarifa për të gjithë qytetarët dhe kompanitë. Ne morëm një përgjigje nga Qeveria se çmimi i lidhjes nuk do të jetë më shumë se 100 euro. Përveç çmimit, qytetarëve do t’u ofrohen subvencione dhe kredi me kushte të volitshme për ta bërë më të lehtë instalimin e brendshëm.

Monitor,  07.02.2020