Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Metodologjia, si do llogaritet tarifa për shpërndarjen e gazit nga FMF

Enti Rregullator i Energjisë publikoi draft metodologjinë për përcaktimin e tarifës së shitjes së gazit natyror nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit duke nënvizuar elementë të tillë si marzhi i fitimit apo kostot e disbalanceve.

Në nenin 6 kjo rregullore përcakton se tarifa për klientët fundore të gazit natyror që furnizohen në kushtet e furnizimit të mundësisë së fundit do të përcaktohet bazuar në nivelin e presionit ku ata furnizohen.

“Në përcaktimin e tarifës të furnizuesit të mundësisë së fundit do të përfshihen kostot në lidhje me blerjen e gazit natyror, kostot e përdorimit të rrjetit të transmetimit/shpërndarjes, kostot e shërbimit të furnizimit të mundësisë së fundit si dhe marzhi i fitimit i cili vendoset nga Rregullatori dhe nuk duhet të jetë më i madh se 3% i totalit të kostove të blerjes së gazit natyror për qëllime të furnizimit si FMF. Korrigjimi i kostos direkte do të bëhet sipas parimit ex-post” thuhet në dy pika të të njëjtit nen. Metodologjia përcakton se kostot e disbalancave do të llogariten dhe faturohen në përputhje me përcaktimet e Rregullave të Tregut dhe akteve të tjera fuqi ndërsa marzhi i fitimit do të jetë një përqindje fikse e aplikuar mbi koston e blerjes së gazit natyror nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit sipas përcaktimeve në pikën 2 të nenit 6 të kësaj metodologjie, e cila duhet t’i kthehet furnizuesit si një kthim i arsyeshëm në mënyrë që të kompensojë riskun e tij të furnizimit.

“Marzhi me pakicë nuk duhet të kalojë normën prej 3% të kostot së blerjes së gazit natyror.  Klientet e gazit natyror të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit do të paguajnë tarifën e furnizimit si dhe të gjitha tarifat përkatëse të rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes në përputhje me nivelin e presionit ku klienti furnizohet. Kostot për blerjen e gazit natyror për qëllime të furnizimit të kësaj kategorie klientësh, do të pasqyrohen në mënyrë transparente, jodiskriminuese dhe do të reflektojnë koston reale të furnizimit, e cila do të monitorohet nga ERE në mënyrë periodike. Furnizuesi i Mundësisë së Fundit të dërgojë në ERE çdo muaj evidencë të qartë në formën e një bilanci i cili të argumentojë burimin e mbulimit të kërkesës mujore për klientët e furnizuar nga FMF” përcakton metodologjia.

Drafti parashikon që parashikon që  Furnizuesi i Mundësisë së Fundit do të kërkojë nga klientët që të depozitojnë një garanci bankare të barabartë me vlerën financiare të furnizimit të pritshëm, vlerë kjo e dakortësuar në marrëveshjen mes palëve, e cila do të çlirohet menjëherë me likuidimin e detyrimeve financiare mes palëve.

Llogaritja e Tarifës të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit

Draft-metodologjia parashikon edhe formulën sesi do të llogaritet tarifa ku CBEt është çmimi mesatar i ponderuar për sasinë e gazit natyror të blerë për mbulimin e kërkesës së klientëve FMF për periudhën e furnizimit nga tregu i parregulluar. Kjo formulë është ÇFMFt = CBEt +Pr* CBEt+ TRrTSHt+CA)

“Ku:  CFMFt është çmimi i furnizimit në periudhën relevante ‘t’. CBEt është çmimi mesatar i ponderuar i blerjes së gazit natyror për periudhën e furnizimit nga tregu i parregulluar. ‘Pr’  është kthimi për riskun i përcaktuar në përqindje për vitin (do të pranohet ne masen 3% për dy vitet e para e më tej do të rishikohet bazuar në të dhënat historike) TRrTSHt  është tarifa e përdorimit të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes për periudhën relevante ‘t’ dhe CA l është kosto administrative te Furnizuesit të Mundësisë së Fundit

Tarifat e furnizimit të gazit natyror nga furnizuesi i mundësisë së fundit duhet të jenë më të

larta se çmimi i furnizimit të klientëve të ngjashëm që furnizohen në treg. Gazi natyror i kontraktuar nga furnizuesi i mundësisë së fundit duhet të sigurohet mbi bazën e një procedure konkurruese dhe me çmimin e ofertës më të ulët në treg. Në rastin kur ekziston vetëm një ofertë, si furnizues i mundësisë së fundit, në këto kushte ERE do e bazojë vendosjen e çmimit sipas metodës krahasimore, referuar furnizuesve të ngjashëm në vendet fqinje.

Monitor, 21.09.2020