Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri inauguron impiantin e pasurimit të kromit në Has

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri ishte në fshatin Perollaj të komunës Golaj të Hasit ku mori pjesë në inaugurimin e një impianti për pasurimin e mineraleve.

Ministri insistoi se industria minerare në vend duhet të kthehet në rrugën e zhvillimit ndërsa nxiti kryerjen e investimeve dhe afrimin e sipërmarrësve në këtë degë të ekonomisë.
Ngritja e kësaj fabrike është realizuar falë bashkëpunimit të disa kompanive, investim që arrin në 3 milion dollarë me një kapacitet përpunues, më shumë se 100 mijë ton krom në një vit.

Drejtuesi i kompanisë, Isuf Ukperaj deklaroi se ky impiant do t’i japë kësaj zone në vështirësi ekonomike, një mundësi zhvillimi ndërsa do të punësohet një numër i konsiderueshëm banorësh.

Gjatë ceremonisë, Ministri Gjiknuri dha këtë mesazh për mediat e pranishme.

“Sot pata kënaqësinë të isha në inaugurimin e një impianti të pasurimit të kromit. Është një vepër e realizuar me investim privat, një investim shumë i mirë për industrinë pasi industria e kromit ka njohur zhvillim por edhe probleme për të cilat publiku është i njohur tanimë.

Gjiknuri3 (1)

Ne, pikërisht jemi këtu për të dhënë mesazhin se industri të tilla serioze, dhe investitorë që duan të pasurojnë mineralet që mund të jenë në këtë zonë të varfër, të shfrytëzojnë këtë fabrikë duke shtuar punësimin, duke shtuar investimet në këtë zonë e duke e zgjeruar zinxhirin e lidhjes me minierat e tjera në mënyrë që aktiviteti i kromit të zhvillohet në këtë zonë.

Unë kam kënaqësinë dhe më vjen mirë që qeveria jonë do të bëjë maksimumin që investitorë të huaj dhe që kanë qëllime konkrete për ndërtimin e këtyre fabrikave dhe impianteve, të inkurajohen sa më shumë. Unë jam këtu, në këtë festë, pasi të tillë do ta cilësoja, dhe njëkohësisht po jap mesazhin se industria duhet zhvilluar. Shqipëria ka resurse të mëdha dhe vetëm me investime serioze në këtë drejtim, vendi do të ketë një rritje thelbësore ekonomike”.

energjia.al 08.12.2013