Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Azerbajxhan-Turqi inaugurojnë gazsjellësin TANAP

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Recep Tayyip Erdogan, homologu i tij turk inauguruan gazsjellësin “Trans-Anatolian Pipeline (TANAP)”, elementin më të gjatë të korridorin jugor të gazit që do të furnizojë Turqinë dhe Europën më gaz natyror nga Azerbajxhani.

Duke folur në ceremoninë e mbajtur në Ipsala të Turqisë, Aliyev tha se inaugurimi është një event historic për të dy vendet, duke shtuar se TANAP do të sjellë përfitime dhe zhvillim jo vetëm për dy vendet por edhe për shtetet fqinje gjithashtu.

“Një ëndër për furnizimin e 16 milion metra kub gazi natyror në Turqi dhe Europë është bërë realitet” tha presidenti turk në fjalën e tij.

Sipas Erdogan, edhe vende jo europiane si Maqedonia e Veriut,Shqipëria, Serbia dhe Bonje Hercegovina do të përfitojnë gjithashtu nga gazsjellësi që e cilësoi si një projekt për “paqe rajonale”.

Gazsjellësi “Trans-Anatolian Pipeline” është struktura qendrore e të ashtuquajturit korridori jugor i gazit, një iniciativë e Bashkimit Europian që nga 2008 që synon të reduktojë varësinë energjetike nga Rusia.

Korridori konsiston në tre elemente kryesore: gazsjellësi  “South Caucasus Pipeline” që kalon nga fushat e Shah Denizit në Azerbajxhan përmes Gjeorgjisë që u inaugurua në Maj; TANAP që kalon përmes Turqisë në Greqi e Bullgari, dhe gazsjellësi “Trans-Adriatic Pipeline” për të cilin do të zhvillohen testime brenda pak javësh.

Ky i fundit, që lidh gazsjellësin turk me Italinë përmes Greqisë që pritet të përfundojë këtë vit ndërsa dërgesat e para të gazit planifikohen të bëhen në fillimet e 2020.

Scan,  03.12.2019