Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Jo më subvencione për hec-et e vegjël – Balluku: Abuziv dhe mbështetja për fotovoltaikët, do mbështesim depozitat e energjisë

Skema e garantimit të blerjes së energjisë për hidrocentralet e vegjël është përkthyer në një faturë të kripur për qeverinë shqiptare, duke arritur në rreth 40 milion euro në vit. Sipas ministres së Infrastrukturës deh Energjisë, Belinda Balluku kjo formë nuk është efektive, ndaj dhe ka ardhur momenti që HEC-et e rinj të mos mbështeten me subvencione.

Balluku e ka konsideruar si abuzive edhe mbështetjen shtetërore për impiantet e vegjël që do të prodhojnë energji nga dielli, ndonëse diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë është një domosdoshmëri për vendin tonë, që aktualisht prodhon mbi 95% të energjisë nga uji.

Sipas Ballukut, skema e subvencionimit do të orientohet te depozitat e energjisë, me qëllim uljen e importeve.

Importet e energjisë janë një prej problemeve kryesore për vitin 2019 për shkak të thatësirës së tejzgjatur. Deri në fund të muajit nëntor, OSHEE ka shpenzuar rreth 145 milion euro për blerje energjie, ndërkohë që kjo përkthehet në më pak investime.

Scan, 11.12.2019