Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregu i karburanteve, nis markimi nga firma kanadeze

Shoqëria “Global Fluids International S.A.” (“GFI”) ka filluar zyrtarisht shërbimin e markimit dhe gjurmimit të kontratave në tregun e karburanteve në Shqipëri. Lajmi u bë publik nga “Eurocontrol Technics Group Inc.”, shoqëri kanadeze, e cila zotëron tërësisht aksionet e “Global Fluids International S.A.”. Njoftimi u pasqyrua në një artikull të djeshëm të “Marked Wired”, media e specializuar në çështje të energjisë. “Eurocontrol Technics Group Inc.”, kompani kanadeze e specializuar në blerjen, zhvillimin dhe komercializimin e masave inovative të sigurisë si dhe të teknologjive të certifikimit në tregun energjetik, bëri me dije se ‘Global Fluids International S.A.’ ka nisur kontratën kombëtare të markimit të karburanteve dhe në tregun kombëtar shqiptar”, shkruante artikulli. 

Kontrata

Në artikull nënvizohej se duke implementuar këtë kontratë, Shqipëria po merr kryesimin në luftën kundër korrupsionit në tregun e karburanteve për tregun ballkanik. “Bazuar në rezultatet e shënuara në vendet e tjera, pritet që Shqipëria të shënojë një rritje taksash prej 150-200 milionë eurosh në vit, si dhe përmirësimin e cilësisë së karburanteve dhe të ndikimit të tyre në mjedis”, shkruan “Marked Wired”. Bruce Rowlands, shefi ekzekutiv i “Eurocontrol”, tha: “Implementimi i sistemit Petromark të GFI-së në Shqipëri përbën një hap të rëndësishëm në fushatën kundër evazionit fiskal në tregun e karburanteve. Jemi të kënaqur që qeveria shqiptare ka ndërmarrë këtë nismë pozitive në drejtim të përmirësimit të procesit të vjeljes së taksave dhe cilësisë së karburanteve”.
Shefi ekzekutiv e i shoqërisë shpjegoi se “Eurocontrol”, përmes tre nëndegëve të veta “Global Fluids International S.A. (“GFI”)”, “Xenemetrix Inc. (“Xenemetrix”)” dhe “XwinSys Ltd. (“XwinSys”)”, është një shoqëri lider në ofrimin e sistemeve të markimit në mbarë botën. ‘GFI’ dhe ‘Xenemetrix’, konsiderohen në rang global pionierë në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve inovative molekularë të markimit, ndërkohë që ‘XwinSys’ është një kompani në zhvillim e sipër. Sistemi Petromark, i zotëruar dhe i përdorur nga “GFI”, është lider botëror në markimin, miksimin dhe detektimin e karburanteve. “Xenemetrix” është një kompani lider në dizajnimin, prodhimin dhe markimin e sistemeve fluoreshentë me rreze X (“EDXRF”), teknologjia më e saktë dhe ekonomike në përcaktimin e përbërjes kimike të shumë materialeve, përfshi këtu analizën e nënprodukteve të naftës.

Gazeta Shqiptare, 05.09.2013