Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Deklarata e Ministrit Saudit: “Tregu i naftës në rrugën e duhur”

Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite Khalid al-Falih tha ditën e sotme se tregu i naftës është “në rrugën e duhur” dhe shpejt do të kthehet në balancë, megjithatë prodhuesit e naftës janë të gatshëm të bëjnë më shumë nëse është e nevojshme.

“Nëse shohim përtej zhurmës së të dhënave javore dhe sjelljeve në tufën e spekulatoreve, mbetem i bindur se jemi në rrugën e duhur dhe se tregu i naftës së shpejti do të kthehet në ekuilibër”– tha Falih, drejtuar një konference të naftës në Abu Dhabi.

“Nëse duhet bërë më shumë, do të bëjmë më shumë, kjo në unitet me partnerët tanë të OPEC dhe të jo OPEC, ku bashkëpunimi është gjithashtu thelbësor” – shtoi ai. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe prodhuesve të tjerë global të naftës të udhëhequr nga Rusia, ranë dakord në dhjetor për të ulur prodhimin e kombinuar të naftës me 1.2 milionë fuçi në ditë duke filluar nga janari duke parandaluar kështu një ngushtim të furnizimit dhe rritje në çmime.

Falih gjithashtu tha se burimet dytësore mendojnë se prodhimi i OPEC në dhjetor ishte tashmë më shumë se 600,000 fuçi në ditë, më i ulët se në nëntor. “Ne në Arabinë Saudite shkuam përtej zotimit tonë dhe kemi ulur prodhimin dhe eksportin” – i tha Falih gazetarëve.

Ai nuk sheh ndonjë nevojë për ndonjë takim të jashtëzakonshëm OPEC para prillit, kohë kur grupi do të vendosë për politikën e prodhimit të tij për pjesën tjetër të vitit 2019.

*Marrë nga Reuters

Scan,  13.01.2019