Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Raportimi online, forcohet monitorimi i tregut të energjisë

Enti Rregullator i Energjisë do të ndryshojë metodologjinë e monitorimit të tregut të energjisë, duke kaluar nga raportet manuale në një platformë elektornike që pritet të shmangë gabimet si dhe të rritë transparencën në drejtim të sjelljeve që lidhen me shkeljen e konkurrencës së ndershme apo manipulimin e çmimeve.

Udhëzuesi i monitorimit është hartuar nga USAID, ndërkohë që ERE miratoi nisjen e procedurave për implementimin e tij.

Raportimi online do të bëhet nga të gjithë aktorët e përfshirë në tregun e energjisë, ndërkohë që çdo 4 muaj do të hartohen raporte, të cilët duhet të jenë publikë.

Një platformë e ngjashme aktualisht aplikohet në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që modeli i këtij shteti pritet të aplikohet edhe nga Enti Rregullator shqiptar.

Scan,  08.03.2019