Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Me mbështetje gjermane do të realizohen dy projekte energjetike të SHA ELEM

Për rindërtimin e Parkut të elektranave me erë (PEE) “Bogdanci” do të shfrytëzohen 15 milionë euro, ndërsa 20 të tjerat për realizim të projektit për revitalizim të HEC “Shpilje 2”.
Këtë e mundësoi nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes midis qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë për financim të Programit për efikasitet energjetik dhe energji ripërtërirëse III nga ana e zëvendëskryeministrit dhe njëherit ministër i Financave Zoran Stavreski dhe ambasadorja gjermane Gurdun Shtainaker, si dhe marrëveshjen për hua midis Bankës gjermane KFV dhe SHA ELEM.

Huaja në vlerë prej 35 milionë euro është me afat pagese prej 12 vjet me grejs periudhë prej tre vite dhe normë fikse interesi prej 2,5 për qind.

-Me nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes sigurohen mjete financiare të nevojshme për realizimin e projekteve të rëndësishme në pjesën e burimeve ripërtërirëse të energjisë (BRE) me të cilat do të arrijmë t’i afrohemi qëllimit, 20 për qind nga prodhimtaria e Maqedonisë e energjisë elektrike të jetë nga BRE përfundimisht me vitin 2020, tha ministri i Financave Stavreski pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Ai theksoi se me 15 milionë euro të dedikuara për PEE “Bogdanci” tërësisht do të përfundojë konstruksioni financiar për realizimin e tij, ndërsa me 20 milionë euro do të rritet fuqia dhe prodhimtaria e HEC “Shpilje 2”.

Shkup, 25 korrik – Me mbështetje financiare gjermane prej 35 milionë euro do të realizohen dy projekte energjetike të SHA Elektranat e Maqedonisë.

Ai theksoi se Maqedonia edhe paraprakisht ka pasur bashkëpunim perfekt me Bankën KFV dhe me RF të Gjermanisë në pjesën e mbështetjes së prodhimit të energjisë elektrike nga BRE me mbështetjen për revitalizim të gjashtë hidroelektranat, por edhe në projektet e tjera siç janë ujitja e pjesës jugore të luginës së Vardarit, ndërtimi i ujësjellësve dhe kanalizimeve nëpër komuna,…

Ambasadorja gjermane Shtajnaker tha se shpreson që me realizimin e dy projekteve nuk do të ndalet bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Gjermanisë.

Përfaqësuesja e Bankës KFV për Maqedoninë Ester Gravenbihter th se në periudhën e kaluar përmes bankës në Maqedoni janë investuar 270 milionë euro.

Drejtori i SHA ELEM Dejan Boshkovski tha se sot konfirmohet korniza financiare për ndërtimin e PEE “Bogdanci”, kapaciteti i parë për prodhimin e energjisë elektrike nga era në Maqedoni.

Vitin e kaluar SHA “Elektranat e Maqedonisë” i përfundoi të gjitha procedurat e nevojshme ndërkombëtare të tenderit për zgjedhje të pajisjes dhe realizuesve të projektit PEE “Bogdanci”, nga ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme, deri në realizuesin e ndërtimit të elektranave me erë. Kompani nënshkroi marrëveshje me Siemens Vind nga Danimarka në konzorcium me kompaninë greke Siemens AS për dërgesë, transport, montim, lëshim në punë dhe mirëmbajtje të 16 turbinave të erës për PEE “Bogdanci”.

Për momentin, veçmë po punohet në realizimin e infrastrukturës së nevojshme dhe objekte shoqëruese për parkun me erë përmes marrëveshjes me konzorciumin “Terna Simens” për realizim të infrastrukturës rrugore, largpërçues i kyçur, ndërtesë komanduese dhe trafostacion 20/110 kilovoltësh.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 25.07.2013