Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Debat publik lidhur me ndryshimet e fundit të Ligjit për lëndë minerale

Sot në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë u mbajt debati publik lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit për lëndë minerale. Në këtë debat morën pjesë Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, kryetari i Asociacionit të xehetarëve të Maqedonisë Nikolajço Nikolov, ekspertëtdhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë.
“Dëshiroj të theksoj se sot kemi pasur një pajtueshmëri rreth vërejtjeve për Ligjin e lëndëve minerale, e jo kërkim të ligjit të ri, por një tekst të rishikuar. Një nga çështjet kryesore që kemi shqyrtuar në këtë mbledhje është se sektori i metarlugjisë në vend nuk ka kapacitet për finalizimin lëndëve minerale. Edhe pse kjo çështje parashihet në ndryshimet e ligjit për shfrytëzimin e xeheve, megjithatë pothuajse është e pamundur të aplikohet në praktikë. Miniera Buçim nuk mundet koncetratin e arit të finalizoj në prodhim të gatshëm, prandaj konsiderojmë se aplikimi i klëtij neni duhet të anulohet edhe për një periudhë kur do të krijohen kushtet në vend. Është mirë që të synohet në finalizimin e prodhimeve, eksportin dhe shitjen e tyre, kjo gjë është edhe dëshira jonë, por nuk është gjithmonë e realizueshme , sepse janë të nevojshme kapacitete të cilat Maqedonia nuk i posedon. Duke marrë parasysh sa lëndë minerale kemi shumë vështirë mund të bëhen objekte ekonomikisht të arsyeshme”, theksoi Nikolov.
Është arritur edhe harmonizimi i pjesës së ligjit i cili rregullon autorizimet, përkatësisht cili mund të jetë bartës i projektit nga fusha e xehetarisë dhe gjeologjisë dhe gjithashtu është marrë vesh se pas hyrjes në fuqi të ligjit të miratohet teksti i rishikuar për tërë ligjin.
Profesori i fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Teknike Zoran Panov, theksoi se ligji është krijuar në mënyrë cilësore dhe mbron interesat e shtetit dhe të investuesve.
“Dëshiroj të përshëndes këtë iniciativë dhe të falënderohem për mirëkuptimin e ministrit dhe për mundësinë e dhënë për të diskutuar për këtë ligj, që personalisht ti ndëgjoj vërejtejt tona , me shpresë se në të ardhmen e afërt do të gjejmë gjuhë të përbashkët për kërkesat tona”, deklaroi Nikolov.

energjia.al, 29.05.2013