Skavica, KESH: Studimi i fizibilitetit do jetë gati në 2020
Gjatë vitit 2020 Korporata Elektroenergjetike Shqiptare parashikon të ketë gati studimin e fizibilitetit për hidrocentralin e Skavicës, duke i hapur rrugën ndërtimit të kësaj vepre të rëndësishme energjetike. Kosto e studimit kap vlerën e 1.5 milion euro, një fond që i është akorduar KESH-it nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, një instrument i Bashkimit Evropian.
Ndërkohë që studimi po realizohet nga grupi i konsulentëve të Konsorciumit IPF6 ( Infrastructure Project Facility). Hartimi i studimit të fizibilitetit dhe Vlerësimit të Ndikimit Social-Mjedisor nisi në janar të këtij viti, ndërkohë që sipas KESH, ky document do të mundësojë, projektin që përmbush pritshmërinë për një vepër që do të jetë pjesë përbërëse e kaskadës mbi lumin Drin, një kaskadë me qasje strategjike për sektorin e energjisë dhe ekonominë shqiptare.
Hidrocentrali i Skavicës është projektuar që në vitin 1960, krahas hidreocentraleve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës mbi lumin Drin, por ai nuk u realizua asnjëherë, ndonëse ekspertët kanë argumentuar se kjo vepër do i japë një tjetër shtysë garantimit të sigurisë energjetike në vend.
Scan, 24.12.2019