BERZH, hua 6 mln euro Shqipërisë për energjinë e gjelbër
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të japë një hua prej 6 milionë eurosh bankës shqiptare Union, për projektet për energjinë e gjelbër.
Banka do të japë hua për klientët e saj në mbështetjen e projekteve rezidenciale. Fondet do të përdoren ndër të tjera për izolimin e banesave, panelet solare e boilerët efikasë. Sipas BERZH-it, ky financim për Shqipërinë bëhet në kuadër të fondit 85 milionë euro për projektin Ekonomia e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.
Gazeta Shqip, 08.11.2018