Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dy rekordet energjetike të Shqipërisë: Më pak subvencione dhe humbjet më të mëdha në rrjet

Një raport i publikuar së fundmi nga fondacioni Friedrich Ebert për tranizionin energjetik në vendet e Europës jug-lindore dhe të Azisë qendrore nxjerr në pah të dhëna interesante. Ndër vendet e rajonit të marra në analizë, ku përfshihen dy kontinente, Shqipëria rezulton të jetë vendi me më pak subvencione për energjinë, në vetëm 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Për vendet e tjera të rajonit kjo normë ngjitet deri në 61% në rastin e Ukrainës. Subvencionet në energji janë mekanizmat shtetërore që bëjnë që çmimi për konsumatorët final të jetë nën çmimin e tregut. Ndihma shtetërore për të mbajtur çmimet me pakicë poshtë tregut në mënyrë artificiale i drejtohet si familjarëve ashtu edhe biznesit e industrisë.

Në Shqipëri kjo ndihmë rezulton të jetë më e ulta në rajon. Një tjetër e dhënë që del në pah nga raporti i “Friedrich Ebert” tregon se, Shqipëria është vendi me humbjet më të mëdha në rrjet në rajon, në masën 33% të prodhimit. Humbjet vijnë si pasojë e transmetimit dhe shpërndarjes.

Scan,  27.05.2020